“Shtetësia”, Nuhiu porositë opozitën: Vazhdoni të flini gjumë, se për shqiptarët ka kush kujdeset

Zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu në “Rruga drejt…” theksoi se problemi i shtetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një problem që daton prej kohësh. Sipas tij BDI-ja problemin me shtetësinë e ka detektuar që në qeverisjen e parë. Ndërkohë sa i përket propozimit të opozitës tha se Qëndrimi i BDI-së në këtë drejtim është konzistent.

“Deputetët e BDI-së kanë votuar nevojën për sjelljen e ligjit në fjalë. Kjo iniciativë që merr opozita shqiptare, është iniciativë sa për të hapur një temë, për të lënë përshtypje se janë zgjuar nga gjumi dhe për të treguar forcën imagjinare se mund detin ta kalojnë në këmbë. Prandaj edhe po them që vazhdoni flini gjumë se për shqiptarët ka kush kujdeset…Ligji për shtetësi është ndërruar disa herë, është plotësuar disa herë. Tre herë zyrtarët e BDI-së kanë iniciuar ndryshim-plotësimin e ligjit për shtetësi. Sigurisht që opinioni ka në memorie ndryshimet e iniciuara në vitin 2004, opozita e atëhershme VMRO-ja me javë të tëra ka bllokuar punën e kuvendit me amendamente nën arsyetimin se Ahmeti dhe partia e tij dëshirojnë të pajisin me shtetësi qindra e mijëra kosovarë…Dua të argumentojnë tezen së çështja ë shtetësisë dhe problemet me shtetësi disa herë janë ndryshuar që qytetarët të kenë akçes më lehtë dhe më shpejtë”, tha Nuhiu.

LEXO EDHE:

Back to top button