Shtetet e pasura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën- COP29 janë pajtuar për të ndarë 300 miliardë dollarë në vit

Shtetet e pasura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën- COP29 janë pajtuar për të ndarë 300 miliardë dollarë në vit

Shtetet e pasura që kanë marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën- COP29 janë pajtuar për të ndarë 300 miliardë dollarë në vit, për t’i financuar shtetet e varfra teksa përballen me efektin e ndryshimeve klimatike.

Shtetet pranuese të fondeve e kanë kritikuar marrëveshjen, duke thënë se fondet janë të pamjaftueshme. Marrëveshja, e arritur pas konferencës dyjavore, që është mbajtur në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, është përshkruar një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të zvogëluar ritmin e ngrohjes globale.

Disa delegatë e kanë duartrokitur marrëveshjen, por të tjerë kanë thënë se vendet e pasura nuk po bëjnë mjaftueshëm. Shefi i OKB-së për çështje të Klimës, i ka pranuar vështirësitë në negociata, mirëpo ka thënë se rezultati është një lloj sigurimi për njerëzimin kundër ngrohjes globale.

“Besimi është baza për të gjitha veprimet. Ky incident është tregues i mungesës së besimit, mungesës së bashkëpunimit për një çështje që është sfidë globale me të cilën përballemi të gjithë ne dhe mbi të gjitha vendet në zhvillim”, tha Çandi Raina, delegate e Indisë.

“Ne kemi të drejtë si vende të zgjedhim nëse do ta pranojmë këtë ose jo. Dhe unë po them se ne nuk e pranojmë këtë. Ju prisni që ne të kemi indekse ambicioze. Duhej të na mundësonit të kemi qëllime reale financiare. 300 miliardë dollarë janë joreale”, tha Nkiruka Maduekue, Këshilli për Ndryshimet Klimatike, Nigeri.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button