Shtohet numri i të lënduarve te Real Madridi

Me golat e shënuar nga Karim Benzema dhe Ferland Mendi, skuadra e Real Madridit, fitoi tre pikët e plota në terrenin vendas , duke mundur skuadrën e Getafes. Pas ndeshjes, braziliani Marselo është nënshtruar disa testeve, ku është konkluduar se ai do të humbas ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias, më 14 shkurt.

 

Në këtë mënyrë mbrojtësi brazilian i bashkohet grupit të të lënduarve në ekipin nga kryeqendra e Spanjës.  Lista e plotë e lojtarëve të lënduar në kampin e Real Madrid: Rodrigo Goes, Eden Hazard, Fede Valverde, Serhio Ramos, Lukas Vazkez, Alvaro Odriozola, Eder Militao dhe tani Marselo.

LEXO EDHE:

Back to top button