Shtrëngoni duart çdo ditë dhe kur të zbuloni arsyen pse e bëni këtë, do të tronditeni

Shtrëngoni duart çdo ditë dhe kur të zbuloni arsyen pse e bëni këtë, do të tronditeni

Shkencëtarët thonë se shtrëngimi i duarve, një simbol tradicional i miqësisë, është mënyra jonë për të “nuhatur” dikë që sapo kemi takuar.

Ata zbuluan se njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme përdorin prekjen kur shtrëngojnë duart për të ” nuhatur” substancat kimike të njëri-tjetrit.

Gjatë eksperimentit, shkencëtarët përdorën kamera të fshehta dhe vëzhguan sjelljen e njerëzve ndërsa i përshëndesnin me dhe pa shtrëngim duarsh. Kur kishte shtrëngim duarsh, njerëzit preknin fytyrën shumë më shpesh pas përshëndetjes, d.m.th., ngrinin dorën në hundë, sesa kur nuk kishte kontakt fizik.

Shkencëtarët besojnë se është një formë delikate e “nuhatjes”, dhe kjo ndodhte veçanërisht shpesh kur përshëndeteshin njerëz të të njëjtës gjini.

Ata janë të bindur se ky zbulim do të hedhë dritë të re se si fenomeni i shtrëngimit të duarve pranohet mes njerëzve si një përshëndetje bazë dhe një mënyrë për të realizuar miqësinë.

Shtrëngimi i duarve përdoret shpesh si një mënyrë për të bërë një marrëveshje, por është gjithashtu një mënyrë e pavetëdijshme për të kapur aromën e një personi tjetër.

Shumë kafshë përdorin shqisën e nuhatjes për t’u njohur më mirë, prandaj qentë gjithmonë nuhasin njëri-tjetrin kur takohen.

“Është shumë e mundur që shtrëngimi i duarve të ketë lindur si një mënyrë për të kapërcyer mungesën e kontaktit fizik mes njerëzve. Duke qenë se nuk kemi më erë si gjitarët e tjerë, na duhej një mënyrë tjetër për të mbledhur “të dhënat e nuhatjes” për një person tjetër”, thotë neurologu Idan Frumin.

Gjatë eksperimentit, shkencëtarët regjistruan fshehurazi 271 persona ndërsa një nga anëtarët e ekipit i përshëndeti.

Përfundimi është se pjesëmarrësit kanë nuhatur dorën e djathtë (ajo me të cilën kanë shtrënguar duart) dy herë më shpesh kur kanë shtrënguar duart me një person të së njëjtës gjini, sesa kur nuk kanë shtrënguar fare duart. Nga ana tjetër, kur shtrëngonin duart me një person të gjinisë së kundërt, ata nuhatën shumë më rrallë dorën e djathtë, por shumë më shpesh dorën e majtë.

Përveç regjistrimit të tyre, shkencëtarët i lidhën pjesëmarrësit me një pajisje që matë rrjedhën e ajrit përmes hundës në momentin që preknin fytyrën me dorë, në mënyrë që të përcaktonin nëse vërtet po nuhasin dhe përgjigja ishte po.

LEXO EDHE:

Back to top button