Shuhet në moshën 94-vjeçare presidenti i Filipineve, protestanti i parë që u zgjodh në detyrën më të lartë në këtë vendin katolik

Shuhet në moshën 94-vjeçare presidenti i Filipineve, protestanti i parë që u zgjodh në detyrën më të lartë në këtë vendin katolik

Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë zhvillimi dhe paqeje, vdiq sot në moshën 94-vjeçare, thanë zyrtarë të lartë.

“Eddie” siç e quajnë qytetarët e Filipineve , shërbeu si president nga viti 1992 deri në 1998.

Familja e Fidel Ramos pritet të lëshojë një deklaratë gjatë ditës së sotme.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Filipine shprehu ngushëllime duke e quajtur Ramos një “politikan të përkushtuar” dhe një “shtyllë të demokracisë”.

Fidel Ramos ishte protestanti i parë që u zgjodh në detyrën më të lartë në këtë vend kryesisht katolik, pavarësisht kundërshtimit të disa anëtarëve të Kishës.

LEXO EDHE:

Back to top button