Shumë fëmijë, në spital gjatë festave

Gazetare: Ajnur Bafqari

Festat e fundvitit jo gjithkush do t’i kalojë pranë familjeve apo në shtëpitë e tyre. Në Klinikën e Kirurgjisë dhjetëra fëmijë do të festojnë së bashku me stafin, në pamundësi për të shkuar në shtëpi. Ata sot i surpizoi Babagjyshi i Vitit të Ri dhe figura të shumta nga filmat vizatimorë.

Ndërsa Babagjyshi shpërndante pako për më të vegjlit, Pinoku, Piter Pani, Spiderman e shumë figura të tjera argëtonin fëmijët.  Dëshira e fundvitit e këtyre fëmijëve që festat po i kalojnë në spital është që të shërohen sa më shpejtë dhe t’i kthehen argëtimit me shokët e shoqet.

“ Unë jam i lumtur që në këtë ditë vjen Pinoku, Babadimri dhe të gjithë figurat tjera dhe do të doja të gjithë fëmijët që janë këtu të shërohen dhe të shkojnë në shtëpi që t’i festojnë festat dhe Vitin e ri.” – fëmijë.

“Unë dua që të gjithë fëmijët në spital të shërohen që të jenë në shtëpi për festat dhe të 2023-ta të jetë viti më i lumtur.” – fëmijët

Në mesin e fëmijëve ishte edhe Rumejsa, e cila tanimë 4 muaj është e shtruar në spital. Vogëlushen, përveç festave, edhe ditëlindja e gjen në spital.

“Kam dëshirë, për ditëlindje, kam dëshirë që babadimri të na bjen kukulla dhe pako….00:52 Sa vjet i ke bërë? – 5 vjet….. ” – Rumejsa

Drejtuesit e Klinikës theksojnë se një pjesë e fëmijëve janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa dhjetëra të tjerë patjetër duhet të kurohen në spital.

“Për momentin kemi numër të vogël të fëmijëve, janë dhjetëra, shumica janë shëruar për mjekim shtëpiak. Njëkohësisht kemi një histori të suksesshme të mjekimit të një fëmije që tashmë katër muaj është në klinikën tonë, sot e ka ditëlindjen, kështu që kemi një moment të shkëlqyer. Përndryshe iniciativa është e jona, nën moton ‘së bashku për fëmijët,” tha Sllavica Litajkovska, klinika kirurgjike e fëmijëve.

Dhurata për më të vegjlit pati edhe nga persona të cilët në të kaluarën Klinikën e kanë pasur shtëpi të dytë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button