Si asnjëherë më parë, Spanja nderon me çmim prestigjioz sopranon Ermonela Jaho

Si asnjëherë më parë, Spanja nderon me çmim prestigjioz sopranon Ermonela Jaho

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga një juri prestigjioze e Spanjës, e cila është vlerësuar me çmimin për artisten më të mirë të huaj që ka kontribuar për operën e Spanjës përgjatë vitit 2022/23, çmim që për herë të parë ndanë Opera e Spanjës për një artist të huaj, shkruan KultPlus.

Jaho është vlerësuar për interpretimin e rolit në operën “Suor Angelica” nga “Il Trittico” të Puccinit.

Juria e këtij edicioni për ndarjen e çmimeve kombëtare të lirikës është përbërë nga kritikë dhe gazetarë prestigjiozë të muzikës të cilët janë aktiv brenda dhe jashtë Spanjës kurse ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 22 tetor të këtij viti nëpërmjet një mbrëmje gala në Teatro de la Zarzuela në Madrid.

Çmime për ata që kontribuuan në promovimin e operës spanjolle janë ndarë për disa kategori duke nisë prej regjisë e deri edhe te pjesa teknike, por Ermonela Jaho është artistja e vetme e huaj që po vlerësohet për kontributin e saj për operën spanjolle. / KultPlus.com

LEXO EDHE:

Back to top button