Si lindi stili Ghibli dhe si të bëni një version Ghibli të fotografisë suaj?
Interneti është përmbytur me foto ku përdoruesit i kanë transformuar fotot e tyre reale në stilin Ghibli.

Stili Ghibli e ka origjinën nga studioja japoneze e animacionit Studio Ghibli, e themeluar në 1985 nga Hayao Miyazaki dhe Isao Takahata. Studio është e njohur për filmat e animuar si: My Neighbor Totoro, Spirited Away (fitues i Oscarit), Princesha Mononoke, Howl’s Moving Castle.
Shenjat dalluese të stilit të Ghibli janë një estetikë e vizatuar me dorë që duket e butë, e ngrohtë dhe nostalgjike, si dhe skena të pasura natyrore – peizazhe, pyje, erë, dritë që shpesh kanë një ton pothuajse shpirtëror.
Personazhet janë shprehës me sy të mëdhenj, tipare të buta dhe emocione të forta. Ngjyrat e përdorura janë nuancat pastel, dritat dhe hijet që ndjekin atmosferën.
Si ndodh efekti Ghibli?
Për ta bërë një foto të duket sikur është nga një film Ghibli, zakonisht kaloni disa hapa:
- Zgjidhni një foto
Më të mirat janë portretet, peizazhet, skenat me emocione apo një histori.
- Konvertimi në ilustrim
Me ndihmën e mjeteve të inteligjencës artificiale (Chat GPT) ose manualisht përmes vizatimit dixhital në programe si Photoshop, Procreate ose Clip Studio Paint.
Si ta ktheni foton tuaj në stilin Ghibli me ChatGPT?
Dërgoni një foto direkt në chat, shkruani çfarë të doni – “Stil Ghibli, si nga Totoro” dhe më pas ndodh magjia e inteligjencës artificiale. Ju merrni një ilustrim të ngjashëm me filmin vizatimor.
Nëse dëshironi, mund të kërkoni ndryshime (buzëqeshje, format, sfond…).