​Si të arrini t’i bëni gjërat me kohë në punë?

​Si të arrini t’i bëni gjërat me kohë në punë?

Të qenit gjithmonë vonë padyshim që ju bën të dukeni keq para udhëheqësit tuaj dhe kolegëve. Kjo gjithashtu ju nxit shumë ndjenja të ankthit. Të vonuarit në punë, në drekë, në ndeja apo kudo shpesh shihet si mungesë respekti. Por që t’ia dilni të largoheni nga kjo ndjenjë po ju përcjellim disa këshilla që do të ju bëjnë të jeni gjithmonë me kohë.

Merrni parasysh pasojat e të qenit vonë

“Njerëzit e përpiktë janë shumë të vetëdijshëm për pasojat e të qenit vonë”, ka thënë psikologu klinik, Josh Klapow. Pra, para se të transformoheni në një person të përpiktë duhet të mendoni për efektet që mund të krijojë vonesa juaj.

Për të filluar këtë, merrni një fletore dhe shkruani të gjitha pasojat me të cilat jeni përballur në të kaluarën për vonesën, qofshin ato praktike apo sociale. Mendoni për gjëra të tilla si humbja e një takimi të rëndësishëm, marrja e një gjobe për shpejtësinë, qortimi nga shefi juaj, zhgënjimi i miqve tuaj, apo edhe thjesht ndjenja e zhgënjimit.

Pyesni miqtë dhe kolegët tuaj se si i bën të ndihen vonesa juaj e vazhdueshme. Një përgjigje e sinqertë mund të ju ndihmoj të kuptoni gabimet tuaja dhe mund të jetë motivuese që të ndryshoni.

Ndiqni zakonet tuaja

Përdorni një kohëmatës për të regjistruar se sa kohë ju duhet për të përfunduar detyra të ndryshme në rutinën tuaj të përditshme, nga dushi në mëngjes deri te vozitja në punë, deri te shëtitja e qenit.

Nëse jeni vazhdimisht vonë, krejt çfarë do të kuptoni për veten është se prireni të nënvlerësoni kohën që ju nevojitet për të përfunduar gjërat.

Klapoë tha se vëzhimi i zakoneve tuaja në këtë mënyrë do t’ju lejojë të “shihni se sa i suksesshëm jeni për t’i bërë gjërat në kohë”. Kjo do t’ju japë një ide më të mirë se si mund të rregulloni orarin tuaj ose të bëni ndryshime në rutinën tuaj.

Nën-programoni veten

Njerëzit e përpiktë nuk janë domosdoshmërisht më pak të zënë se njerëzit që arrijnë me vonesë në punë– ata janë thjesht më realistë për atë që mund të arrijnë. Nëse jeni vazhdimisht vonë, mund të jeni duke e mbivlerësuar veten ose duke mbivlerësuar aftësitë tuaja.

“Nëse është e mundur, shqyrtoni shkallën e detyrave, afateve dhe kërkesave që janë të kushtëzuara me kohë dhe përpiquni të reduktoni disa prej tyre në mënyrë që të mos mbingarkoheni,” tha ai.

Mund të delegoni më mirë? Të largohesh nga një përgjegjësi që kërkon kohë? T’i thoni jo projekteve të caktuara? Nën-programimi i vetes do t’ju ndihmojë të “jeni çdo kund me kohë dhe t’i arrini gjërat në mënyrë më të menaxhueshme”, shpjegoi Klapoë.

Vendosni barriera kohore për detyrat që i keni

Është thelbësore të caktoni një kohë të caktuar se kur duhet të fillojë dhe kur duhet të përfundojnë takimet, telefonatat dhe detyrat tuaja.

“Shpesh njerëzit vonohen sepse takimi i tyre mëparshme zgjati shumë,” shpjegoi ai. Kur filloni një detyrë të re, pavarësisht nëse është përgjigjja e emaileve ose pjesëmarrja në një sesion idesh, vendosni një kohë të qartë se kur duhet të përfundoj. Kjo do t’ju ndihmojë t’i përmbaheni angazhimeve tuaja dhe të siguroheni që të mos humbni ndjenjën e kohës

Organizohuni dhe bëni planifikime paraprake

Një pjesë kryesore e të qenit në kohë është zhvillimi i zakoneve që ndihmojnë në maksimizimin e efikasitetit tuaj. Kjo do të thotë të kërkoni udhëzime paraprake ose të bëni lista të asaj që duhet të arrini për t’u larguar në kohë.

Nëse jeni gjithmonë vonë në punë sepse ndiheni të nxituar për t’u përgatitur, për shembull, gjeni mënyra për të minimizuar furinë tuaj të mëngjesit. Para se të flini, organizoni materialet tuaja të punës, gjeni gjërat që doni t’i vishni dhe paketoni drekën tuaj.

Bëni alarme për rikujtim

Ju mund t’i krijoni shprehitë e juaja edhe duke bërë rikujtime përmes alarmit. Po ashtu këtë mund ta bëni edhe më shënime ngjitëse afër kompjuterit tuaj të punës. Kjo është mënyra më e mirë për të qenë vazhdimisht në kohë për angazhimet e juaja. Gjithashtu kurdiseni alarmin gjithmonë pesë minuta më herët se sa mendoni që mund t’ia dilni./ AkademiPune

LEXO EDHE:

Back to top button