Si të vozitni në një rrethrrotullim me shumë korsi?
Si të vozitni në një rrethrrotullim me shumë korsi?

Ja ku keni dy shembuj (universalë) nga Spanja: Një, si nuk duhet të lëvizni në një rrethrrotullim dhe një ilustrim se si duhet të kaloni nëpër të.
Në rrethrrotullimet me dy ose më shumë korsi, shoferët që ndodhen në korsinë e brendshme shpesh përpiqen të dalin me forcë, edhe pse kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u ripozicionuar në korsinë e jashtme.
Shpesh e bëjnë këtë pa sinjalizues drejtimi, duke u mbështetur vetëm në fatin e tyre.
Në videon e bashkangjitur, Agjencia Spanjolle e Transportit tregon si të lëvizni në mënyrë të sigurt në një rrethrrotullim me shumë korsi.
Kushtojini vëmendje të veçantë automjeteve që dalin në daljen e tretë dhe të katërt.