Silvinjo shpalos listën e futbollistëve për sfidat e nëntorit, rikthen Keide Bare-n

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor.

Kuqezinjtë” do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor. Ajo që bie në sy nga lista e 28 futbollistëve është se trajneri Silvinjo ka rikthyer Keidi Bare-n në mesfushë, ndërsa mungon sulmuesi Armando Broja, i cili është ende duke u rikuperuar tek Evertoni.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

LEXO EDHE:

Back to top button