Silvio Berlusconi me koronavirus – ALSAT-M


Ish-pronari i Milanit dhe pronari aktual i Monza është pozitiv me koronavirus.

Sipas mediave italiane, Silvio Berlusconi është i infektuar me koronavirus dhe aktualisht është në vetë-izolim në shtëpinë e tij në Sardenjë.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga mjeku personal i Silvios, Alberto Zangrillo.

“Silvio Berlusconi është pozitiv për koronavirusin. Ai u testua kohët e fundit kur arriti për herë të parë në rezidencën e tij në Sardenjë”, tha ai.

Ish-kryeministri italian së shpejti mbush 84-vjeç dhe do të bie në kategorinë e rrezikut të lartë. Ai është i njohur për publikun botëror si ish-pronari i Milanit, një ekip që fitoi gjithçka që mund të fitohet gjatë qeverisjes së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button