Simeone: Saul Nigez largohet…..nëse ka ofertë të arsyeshme

Trajneri argjentinas i Atletiko Madridit, Diego Simeone, ka thënë që do t’ia dhurojë mesfushorit Saul Nigez, një përqafim të madh, dhe do t’i dëshirojë fat në të ardhmen, nëse ai kompleton një transferim larg Atletikos. Diego Simeone e ka pranuar që Niguez mund të largohet nga Atletico Madridi këtë verë, pas interesimit serioz nga Barcelona dhe Man. Junajted. Ai potencoi se nuk do ta pengojë largimin e tij, vetëm nëse klubi pranon një ofertë të arsyeshme.

“Nuk mund t’i mohojmë spekulimet të cilat po përfliten tani. Nëse ai do të largohet, do t’i dhurojë një përqafim të madh, t’i uroj më të mirat së bashku me lojtarët që kemi, sepse vazhdojnë të kenë një miqësi tejet të mirë, si gjithmonë. Ose tek Barcelona, ose tek cilido ekip tjetër”, tha Simeone.

Që nga debutimi i tij me fanellën e Atletiko Madridit në vitin 2012, Saul ka regjistruar 43 gola dhe 19 asistime në 337 ndeshje për gjigantit e La Ligas. Po ashtu, Saul ka arritur të fitojë gjashtë trofe në kohën e tij në “Vanda Metropolitano”, duke përfshirë një titull të La Ligas, dy të Ligës së Evropës dhe një Kupë të Mbretit.

LEXO EDHE:

Back to top button