Sistemi “VAR” në 4 garat e futbollit në Maqedoni, FIFA bën përzgjedhjen e stadiumeve

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të fillojë me implementimin e sistemit “VAR” në sezonin e ardhshëm garues.
“Në dhjetor është sjell vendimi për implementimin teknologjisë “VAR” në Maqedoni. Do të potencojë se është projekti më i madh , më revolucionar në pjesën e organizimit të sistemit të garave në kampionatet vendore, në veçanti, Liga e Parë….Kjo është vetëm një pjesë e punëtorive komunikative, të cilat do ti organizojmë me të gjithë, ndër to jemi edhe ju – mediumet, për shkak se ju jeni hallkë e rëndësishme në këtë proces, të transmetimit të porosive deri te fansi i fundit, adhuruesit e futbollit,” tha mes tjerash Filip Popovski, koordinator i projektit “VAR”.
Liga e Parë, sfidat e çerekfinales e deri në finale të Kupës, Finalja e Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e femrave dhe sfidat eliminatore ose ato të balotazhit, janë sfidat ku do të implementohet sistemi “VAR”. Ndërkohë plotë 18 stadiume në Ligën e Parë dhe atë të Dytë, janë paracaktuara nga FFM-ja për implementimin e sistemit “VAR”, mirëpo vendimi final dhe licenca për implementimin e VAR-it në këto stadiume do të jep vetëm FIFA.
“Këto janë katër kampionatet, të cilat në garat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të implentohet VAR-i. Këtu janë të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë , në garat e Kupës, nga çerekfinalja e deri në finale, finalja në Kupën e Maqedonisë për femra dhe sfidat eliminatore ose ndeshjet e balotazhit …Kemi stadiume të paraselektuara. Pse them kështu? Për shkak se edhe FFM-ja nuk vendos se cili stadium do të jetë certifikuar nga FIFA. D..m.th pjesa infrastrukturore është nën kompetencën e FIFA-së, ” tha mes tjerash Dejan Jakimovski, lider i projektit “VAR”.
Sistemi “VAR” në Maqedoni do të funksionojë në dy mënyra – Statike, në selinë e FFM-së dhe mobile përmes makinës ultramoderne që mund të implementojë sistemin VAR dhe të bëj produksionin e ndeshjes.