Siti – PSZH, shpalosen formacionet zyrtare

Man. Siti dhe Paris Sen Zhermeni do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSZH po synon që të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, 2-1, derisa Man. Siti po kërkon të shkruajë histori duke u kualifikuar për herë të parë në finale.

Një hendikep i madh për PSZH-në do të jetë Kilian Mbape, i cili gjendet në bankën rezervë, ndërsa Man. Siti nuk ka ndonjë mungesë të madhe.

Pep Guardiola kërkon të fitojë trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve si menaxher në karrierën e tij dhe të parin me ‘qytetarët’.

FORMACIONET ZYRTARE:

 Man City: Ederson; Ualker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, Gündogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silv

 PSG: Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Ander Herrera, Paredes, Verratti; Di Maria, Icardi, Neymar.

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Etihad”.

LEXO EDHE:

Back to top button