Sivaspor, luan sfidën me fanellat e kundërshtarit?!

Skuadra turke e Sivaspor zhvilloi sfidën e fundit të Ligës së Konferencës, me fanellat e kundërshtarit dhe shënoi fitore minimale me 1-0. Skuadra turke fluturoi në Rumani për të luajtur kundër Kluzhit në Ligën e Konferencës dhe zbuloi se një valixhe me uniforma ishte humbur në aeroportin rumun.

Sivaspori nuk kishte fanella rezervë dhe vetëm disa orë kishin mbetur para ndeshjes, pasi që të gjitha kompletet prodhohen nga marka turke e modës “Tony Montana”, e cila nuk i shet jashtë Turqisë. Skuadra rumune ndihmoi ekipin turk me fanella të bardha, ndërsa Sivaspor shpejtë ngjiti logon e tyre.

E gjithë kjo nuk i pengoi turqit të fitonin me golin e 34-vjeçarit Maks Gradel, që realizoi saktë penalltinë në minutën e 28-të.

LEXO EDHE:

Back to top button