Sjellje agresive ndaj policisë, pranga 54 vjeçarit nga Gostivari

Zyrtarët policorë gjatë ditës së djeshme në Gostivar kanë ndaluar 54 vjeçarin J.S. për shkak se i njëjti kishte një sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë, derisa ata kryenin detyrën e tyre zyrtare.

“Gjatë ditës së djeshme (02.02.2021) diku rreth orës 11:20 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar 54 vjeçarin J.S. nga Gostivari, i cili kishte treguar sillje agresive ndaj tyre gjatë marrjes së veprimeve zyrtare dhe kundër tij do të përgatitet një parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button