S’ka kuorum për shefin e prokurorisë së lartë, Hajrullahu caktohet ushtrues detyre

S’ka kuorum për shefin e prokurorisë së lartë, Hajrullahu caktohet ushtrues detyre

As sot nuk u zgjodh kreu i ri i Prokurorisë së Lartë të Shkupit për shkak të mungesës së kuorumit. Mungesa e anëtarit të Këshillit, përkatësisht prokurorit Ljubomir Joveski, i cili ishte shtruar në spital, pamundësoi përfundimin e procesit. Deri në zgjedhjen e shefit të ri, këtë detyrë do ta ushtrojë kreu i deritanishëm i kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahu. Kjo nuk është hera e parë që zgjedhjet për kreun e kësaj prokurorie shtyhen, herën e fundit edhe pse të pranishëm në mbledhje ishin të gjithë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve, shkaku për mos zgjedhjen e kreut ishte se anëtarëve të këshillit ju nevojitet më shumë kohë për të shqyrtuar dosjet e kandidatëve, të cilët asokohe ishin 3 por me tërheqjen e Fatime Fetait, në garë ngelën Mustafa Hajrullahu dhe Burim Rustemi.

“Zgjedhja u shty për shkak të mospasjes së kuorumit, prej më së paku 8 anëtarëve, siç e kërkon ligji në mënyrë që të realizohet zgjedhja. U dëgjova më herët me prokurorin, më tha që është i mbajtur për kurim në spital, unë edhe të premten e lajmërova që të merremi vesh për seancën sot, që ta konfirmojë pjesëmarrjen por as të premten nuk përgjigjej”, tha Antonio Jolevski. /Ardit Ramadani

LEXO EDHE:

Back to top button