S’ka marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, vazhdon greva në arsim

S’ka marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, vazhdon greva në arsim

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, derisa arritja e një marrëveshjeje mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Qeverisë së Kosovës nuk duket që është afër.

Si pasojë e kësaj, nxënësit edhe këtë të hënë nuk do të kthehen në shkolla, pasi SBASHK-u ka vendosur që greva të vazhdojë.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke e quajtur si të paarsyeshme kërkesën e SBASHK-ut për 100 euro shtesë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka theksuar se kanë zhvilluar mbi 30 takime me sindikatat, por që sipas tij, po mungon gatshmëria nga sindikatat për të ecur përpara.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, deklaroi Kryeziu.
Ndryshe, greva e SBASHK-ut ka filluar më 25 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button