Skadon afati për vërejtjet e UNESCO-s për rajonin e Ohrit

Skadon afati për vërejtjet e UNESCO-s për rajonin e Ohrit

GAZETAR: MIKI TRAJKOVSKI

Në vetëm tre muaj deri në afatin e fundit në shkurt deri kur Maqedonia duhet të dorëzojë raportin në UNESCO për progresin e arritur në realizimin e vërejtjeve, rajoni i Ohrit vazhdon të ketë problem me ndërtimet pa leje, paralajmëron Shoqata Ekologjike e Maqedonisë. Zgjidhja e këtij problemi është një nga problemet kryesore të paralajmëruara nga Organizata Botërore për Mbrojtjen e monumenteve Natyrore dhe Kulturore, shkruan Alsat.

 

“Kjo nuk i ngjan një vendi si Maqedonia, që ndodhet në kontinentin evropian, të ketë qindra objekte ilegale të ndërtuara në zona shumë të rëndësishme, siç është parku kombëtar “Galiçica”. Këto janë probleme të pakuptueshme për mua, janë grumbulluar ndër vite dhe shpresoj se patjetër një ditë të zgjidhen. Patjetër do duhet t’i zgjidhim ato gjëra.”, tha Sllavço Hristovski-kryetar i Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë.

 

 

Pas kësaj do të dihet nëse Ohri do të jetë në listën e vendeve me trashëgimi botërore në rrezik apo do të arrijë të ruaj statusin aktual.

 

“Po, ka gjëra që nuk mund t’i arrijmë në kohë për arsye burokratike apo praktike. Nuk them se janë të justifikuara. Megjithatë, ne u përkushtohemi seriozisht këtyre temave dhe shpresojmë që në qershor-korrik 2023, raporti të jetë pozitiv ose të paktën i ngjashëm me atë kur na dhanë dy vite shtesë”, tha Kiril Pecakov-kryetar i Ohrit .

Por ruajtja e statusit nuk do të varet vetëm nga Ohri, por edhe nga komuna fqinje, Struga. Autoritetet lokale atje asnjëherë nuk e thanë publikisht numrin e ndërtimeve pa leje në brezin e mbrojtur në territorin e tyre./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button