Skaloni: Katar 2022, ndoshta jo i fundit për Mesin

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Mesin. Tifozët e futbollit, e sidomos ata të Lionel Mesit, po e presin me padurim Kupën e Botës, pasi besojnë se do të jetë hera e fundit që shohin shtatë herë futbollistin më të mirë në botë të luajë në kompeticionin më prestigjioz. Megjithatë, selektori i Argjentinës, Skaloni beson se Mesi mund të luajë edhe në Botërorin 2026.

“Mund të jetë i fundit, por shpresoj të mos jetë. Ai është i lumtur në fushë dhe kjo bën shumë njerëz tjerë të lumtur. Nëse kujdesemi për të dhe e bartim siç na takon, ka mundësi që të ketë më shumë ndeshje për të, sepse bota e futbollit i dëshiron ato ndeshje”, ka thënë Skaloni për ‘CNN Radio Argentina’.

Mesi shkon në Kupën e Botës me një formë të lartë, me 11 gola dhe 14 asiste në 17 ndeshje me PSZH-në këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button