Skaloni si edhe Anglia krijon formacionin e ri “anti-Mbappe”

Teksa po zhvillohen seancat e fundit stërvitore, përballë finales “magjike” mes Argjentinës dhe Francë, kombëtarja “albiceleste” ka punuar në disa formacione taktike, të ndryshme nga ato që ka përdorur deri më tani. Tekniku Lionel Skaloni ka përdorur 3 skema të ndryshme gjatë stërvitjes, 5-3-2, 4-3-3 dhe 4-4-2, me opsionin e parë që synon “blindimin” e sulmuesit Kilian Mbape, në krahun e djathtë të fushës.

Në këtë skemë Skaloni vendosi në portë Emiliano Martinezin, në mbrojte u rreshtua Nahuel Molina, Kristian Romero, Nikolas Otamendi, Lisandro Martinez dhe Markos Acuna vendosur rrespektivisht nga e djathta në të majtë. Mesfusha me 3 përbëhet nga Rodrigo de Pol, Enzo Fernandez dhe Aleksis Mek Alister, ndërsa në sulm do të vendosen 2 liderat e “albicelstes”, Lionel Mesi dhe Julian Alvarez.

Në momentin e zëvendësimeve do të ketë dhe ndryshime në formacion, ku Anhel Di Maria dhe Gonzalo Montiel do ta kthejnë skemën e lojës në një 4-3-3, pas uljes në stol të Lisandro Martinezit dhe Molinas.

Stërvitja përfundoi me skemën 4-4-2, në vend të Di Marias në fushën e lojës u fut Leandro Paredes.

LEXO EDHE:

Back to top button