Skandaloze, kampiones së Kosovës nuk lejohet të hyjë në Bullgari!

Një ëndërr e parealizuar për Pranvera Xhaferit, kampione e Kosovës në Drag për vitin 2020. Ajo dje u nis për të kaluar kufirin bullgar, por u ndal nga policia doganore dhe nuk ka arritur të kalojë andej, pasi që nuk e kishte vizën D, ndërsa C-ja fatkeqësisht nuk i kreu punë pasi që Kosova është në zonën e kuqe për shkak të korona virusit. Pranvera priti të paktën që sot të kryhet puna, por pa sukses.

Zyrtarët e Federatës së Automobilizmit të Bullgarisë, shprehen keqardhje, por sipas burimeve tona, ata i kanë thënë Pranverës, se nuk kanë çfarë të bëjnë për faktin se e shtuna dhe e diela është ditë pushimi në Ministrinë e Shëndetësisë së Bullgarisë dhe nuk kanë asnjë mundësi t’ia sigurojnë dokumentacionin e posaçëm – lejekalimin.

Pranvera u ftua në garën e Silvenit, por nuk mund të marrë pjesë për shkaqet e lartpërmendura./Botasot/

LEXO EDHE:

Back to top button