Skolls: Rashfordi nuk do të mbijetojë gjatë te Barcelona
Poll Skoll ka goditur Markus Rashford për sjelljen e treguar gjatë periudhës te Man. Junajtedit, edhe pse e pranoi talentin e tij.
“Nuk ka dyshim për talentin që ka ai djalë, është i jashtëzakonshëm… Goli i dytë (kundër Njukasëllit) ishte fantastik. Megjithatë, e pata shumë të vështirë të ndihesha i lumtur për të. Kryesisht për shkak të qëndrimit të tij te Man. Junajtedi”.
Skolls rikujtoi se Rashfordi u largua mes përplasjeve me Rúben Amorim, duke e akuzuar për mungesë përkushtimi.
“Kur iku, mendova se ishte një turp për Manchester United… Në fakt, mendoj se ai e braktisi klubin. Dhe nëse e bën një herë, do ta bëjë sërish”.
Skpolls pati edhe një paralajmërim për kohën e tij te Barcelona.
“Nuk do të mbijetojë gjatë te Barcelona. Edhe ndaj Njukasëll u pa se nuk donte të kthehej pas për ta ndihmuar skuadrën”.








