Skuadra e Gjilanit debuton në skenën ndërkombëtare


Skuadra e Gjilanit nga Kosoava, për herë të parë në historikun e vet do të zhvillojë përballje evropiane, pasi që në kuadër të eliminatoreve të Ligës Evropa, do të përballet me skuadrën e Tre Pene në San Marino. Skuadra nga Gjilani ka udhëtuar drejt San Marinos, ku sonte në orën 21.00 do të përballet me skuadrën vendase.

Me këtë rast Gjilanasi ka udhëtuar me dy mungesa, pasi që Keita Rezak dhe Sabion Plaku, janë të lënduar. Në kohë të njëjtë, skuadra nga Gjilani do të mësojë edhe rezultatet e testimeve për “COVID 19”, duke shpresuar që mos të ndodh skenari i njëjtë me Dritën ose Prishtinën.

LEXO EDHE:

Back to top button