Skuadra e NBA-s në panik, merr flakë motori i avionit

Momente paniku, për të fat të mirë të zgjidhura shpejt dhe pa pasoja në avionin ku po udhëtonte skuadra e Juta Xhazit. Të martën, skuadra u nis nga qyteti i Salt Lake City, me një fluturim çarter drejt Memfisit, për ndeshjen e radhës në NBA.

 

 

 

Vetëm pak çaste pasi ishte ngritur në ajër, avioni është ndeshur me një tufë zogjsh, që kanë dëmtuar një nga motorët e tij, që ka përfunduar në flakë. Kjo detyroi pilotët të bëjnë një ulje emergjence në aeroportin nga ku ishin nisur pak minuta më parë.

Sipas “ESPN”, lojtarët kanë ndjerë një shpërthim të fortë dhe panë një zjarr në motorin e majtë dhe kanë postuar në rrjetet sociale të gjithë situatën. Për fat gjithçka u mbyll mirë dhe skuadra u nis për Memfis me një avion tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button