Skuadra nga Londra në epërsi, Simons refuzon Bajernin e Barçën

Çellsi ka marrë një avantazh domethënës në garën për të transferuar Çavi Simons, talentin holandez që dëshiron të largohet nga RB Lajpcigu. Synimi i tij është Premier Liga, pas një sezoni zhgënjyes të Leipzigut që nuk siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Simons, i konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj në Bundesligë dhe pjesë e rregullt e kombëtares holandeze, iu bashkua Leajpcigut vetëm në janar. Megjithatë, ai kërkon një largim, dhe ka angazhuar agjentin Ali Barat për të negociuar.

Sipas “BILD”-it, Çellsi është destinacioni kryesor i synuar nga Simons. Edhe pse Barcelona dhe Bajern Munihu ishin në garë, klauzola e lirimit prej 80 milionë eurosh duket se ka krijuar vështirësi për ta.

Nëse realizohet, ky transferim do të ishte një goditje e madhe për “Blutë” dhe një nga më të bujshmet e verës. Megjithatë, ekzistojnë rreziqe, duke pasur parasysh çmimin e lartë dhe historinë e ndonjë transferimi jo të suksesshëm nga Bundesliga në “Stemford Brixh”. Tani mbetet të shihet nëse Çellsi do të ndërmarrë hapin konkret.

LEXO EDHE:

Back to top button