Sllovakia befason Poloninë, vendos Shkrinar

Kombëtarja e Sllovakisë ka shënuar fitore të vështirë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-1. Pas gjuajtjes së Mak, portiere polka Shçezni gabon dhe shënoi autogol, duke u bërë portieri i parë që shënon autogol në histori të Kampionatit Evropian.

Pavarësisht rasteve të shumta, Sllovakia e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Polonisë me rezultat 0 – 1, ndërsa vetëm 30 sekonda në pjesën e dytë, Polonia barazoi rezultatin përmes Linetit, që u shërbye në mënyrën më të mirë nga Rybus (46′).

Problemet u shtuan për Poloninë, kur Krzhoviak u ndëhskua me karton të dytë të verdhë, andaj u përjashtua nga loja. Ishte Milan Skriniar që vulosi fitoren e Sllovakisë me një gol të bukur në stilin vollej (69′). Në minutat e mbetura, dy skuadrat pavarësisht rasteve assesi nuk gjetën rrugën drejt golit.

Me këtë fitore, Sllovakia përkohësisht merr kreun në grupin “E” me tri pikë, derisa Polonia renditët në fund pa pikë. Ndërkohë UEFA ka shpallur Milan Shkriniar, si futbollistin e ndeshjes mes Polonisë dhe Sllovakisë.

LEXO EDHE:

Back to top button