“Snajperi” nga distanca, Keri me rekord të ri

Disa ditë pasi u bë pikëshënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së “Golden Stejtit”, basketbollisti Stefon Keri vendosi një tjetër rekord në NBA. Ai u bë basketbollisti që ka realizuar më shumë tripikësha brenda një muaji. Në ndeshjen e fundit, Golden Stejt fitoi 117-113 ndaj Sakramentos, ku Kerri realizoi 7 gjuajtje të sakta nga distanca. Në total, këtë muaj,

 

Stefon Kerri, deri më tani ka realizuar 83 gjuajtje të sakta nga distanca, duke thyer rekordin e Xhejms Hardenit. Ky i fundit, në nëntor të vitit 2019, realizoi 82 gjuajtje të sakta nga distanca me fanellën e Hjustonit. Dhe Kerri ka mundësi ta përmirësojë edhe më shumë këtë rekord, duke qenë se do të luajë ende edhe dy ndeshje gjatë muajit prillit, ndaj Dallasit dhe Minesotës.

LEXO EDHE:

Back to top button