Solskjaeri paralajmëron Guardiolën se gara për titull ska mbaruar

Trajneri i Man. Junajted, Ole Gunar Solskjaer, e ka paralajmëruar liderin Man. Siti se skuadra e tij nuk do ta bëjë asnjë lëshim në përpjekje për t’i bërë trysni atij në garë për titull në Premierligë, pas fitores 3:1 kundër Njukasëllit në “Old Trafford”.

 

Kjo fitore erdhi pas një triumfi të thellë 4:0 kundër Real Sociedadit në Ligën e Evropës dhe sipas Solskjaer, Junajtedi e ka tejkaluar dështimin e javëve të kaluara. Por pavarësisht fitores, Junajtedi ngel 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Man. Siti pas 23 ndeshjeve. Megjithatë, trajneri norvegjez s’e ka ndërmend të dorëzohet.

“Nuk do të them se ka marrë fund derisa të merr fund. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë ekipeve që janë mbajtur, kanë vazhduar me punë dhe e kanë bërë punën e vet. Diçka mund të ndodhë”, tha mes tjerash Solskjaer.

LEXO EDHE:

Back to top button