Somalia, vendi ku vetëm 329 persona votojnë për ta zgjedhur presidentin

Deri në mbrëmje sot (të dielën), banorët e Somalisë do ta dinë se kush është presidenti i tyre i ardhshëm. Por votimi që është shtyrë gjatë përfshinë vetëm 329 deputetë të Somalisë dhe organizohet në një zonë të rrethuar e të siguruar, raporton BBC.

Rrethanat e pazakonta i vënë në pah probleme e sigurisë në Somali, si dhe mungesën e demokracisë.

Kryeqendra, Mogadishu, është në mbyllje totale deri të hënën në mëngjes.

Parlamentarët kanë nisur votimin e tyre dhe beteja pritet të jetë mjaft e ngushtë.

Fituesi në mesin e një numri rekord prej 35 kandidatëve për president, po ashtu do të duhet të përballet me krizën që ka kapluar vendin.

Por, detyra më e madhe është të luftohet grupi militant islamik al-Shabab, që kontrollon pjesët më të madhe të vendit.

Ky grup ka lidhje me Al-Qaedan dhe kryen shpesh sulme në Mogadishu apo qytete tjera.

Somalia nuk ka pasur zgjedhje demokratike që nga viti 1969.

Votimi i atëhershëm ishte pasur me një puç ushtarak, diktaturë dhe konflikte ku janë përfshirë klane e ekstremistë islamik.

Jostabiliteti është një prej arsyeve pse Somalia nuk ka qenë në gjendje të mbajë zgjedhje direkte.

Kjo është vetëm hera e tretë që zgjedhjet indirekte për president kanë qenë në gjendje të organizohen në territorin e Somalisë. Më herët këto u mbajtën në Keni e Xhibuti.

Katër kandidatë hoqën dorë në momentet e fundit, duke lënë 35 kandidatë në garë.

Presidenti aktual, Mohamed Abdullahi “Farmajo” , dy ish-presidentë Sharif Sheikh Ahmed dhe hassan Sheikh Mohamud, dhe ish-kryeministri Hassan Ali Kheyre, llogariten si favoritë.

Votimi ishte paraparë të mbahej vitin e kaluar por u shty për shkak të jostabilitetit.

Deputetët që zgjedhin presidentin, zgjidhen nga delegatët e nominuar nga klanet e fuqishme të shtetit.

Votimi është sekret.

LEXO EDHE:

Back to top button