Sonte përcaktohen gjysmëfinalistët në Liga Evropa

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë në nivel klubesh, Liga e Evropës. Man. Junajted do të kërkojë të kalojë më tutje në ballafaqim me skuadrën spanjolle të Granada-s ndaj së cilës fitoi në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

 

Skuadra italiane e Romës do ta ketë një mision më të lehtë pasi e pret Ajaksin në stadiumin “Olimpiko” dhe ka një avantazh minimal 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Amsterdam.

Ndërkohë skuadra angleze e Arsenalit duhet të shënojë fitore ndaj Sllavia Pragës për të siguruar gjysmëfinalen e kësaj gare pas barazimit 1-1 në ballafaqimin e parë ndërmjet tyre.

Ndeshja tjetër është ajo mes Viljarealit dhe Dinamos së Zagrebit. Sfida e parë mes tyre përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës spanjolle. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button