Soriano: Reali meritoi humbjen ndaj PSZH-së dhe skuadrave angleze

Shefi ekzekutiv i Man. Sitit, Ferran Soriano ka folur në lidhje me Ligën e Kampionëve. Dhe sipas shefit ekzekutiv të Sitit, Real Madridi e ka fituar me fat Ligën e Kampionëve dhe se kanë merituar të humbin ndaj gjigantëve evropian. Gjatë fazës së eliminimit direkt ‘Mbretërit’, në tri ndeshjet e zhvilluara ishin buzë eliminimit, por ishte karrakteri i klubit që i ndihmoi dhe arritën të kalonin tutje.

“Njerëzit tani flasin për suksesin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se është e drejtë të thuhet se ka pasur pak fat. Ndoshta mund të them se ata e merituan humbjen kundër PSZH-së, Çellsit, Man. Sitit dhe Liverpullit,” tha spanjolli në krye të skuadrës angleze.

Real Madridi në fazën e 1/16 e mposhti 3:2 Paris Sen Zhermenin, 5:4 arritën fitore ndaj Çellsit në 1/8 e finales, në gjysmëfinale e mposhtën Sitin 6:5, kurse në finale fituan me rezultat minimal 1:0, duke u shpallur kampion të Ligës së Kampionëve për herë të 14 në histori të kësaj gare.

LEXO EDHE:

Back to top button