Sot hapet qendra kulturore bullgare “Car Borisi III” në Ohër, paralajmërohen protesta masive

Sot hapet qendra kulturore bullgare “Car Borisi III” në Ohër, paralajmërohen protesta masive

Pas “Ivan Mihajllov” në Manastir, Bullgaria sot do të hapë një tjetër klub kulturor me një emër kontrovers që lidhet me fashizmin “Car Borisi i III” me qendër në Ohër. “E Majta” njoftoi se organizon protestë kundër hapjes zyrtare të klubit të dytë kulturor bullgar. Shoqata themeluese e caktoi datën vetëm katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit.

Klubi hapet pa opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa “E Majta” ka paralajmëruar protesta masive.

VMRO-DPMNE e mbështeti protestën e sotme dhe bëri thirrje për protestë me dinjitet dhe qetësi.

Edhe Ministria për Punë të Jashtme apelon për sjellje dinjitoze pas njoftimit për hapjen e një shoqate të re në Ohër.

“Maqedonia e Veriut, si një vend demokratik në të cilin liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ngritur në nivelin e vlerës themelore të Kushtetutës dhe shtetësisë, do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve për të shprehur dhe zhvilluar identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

LEXO EDHE:

Back to top button