Sot hidhet shorti i Ligës së Konferencës, Ballkani mëson kundërshtarët e grupit

Sot hidhet shorti i Ligës së Konferencës, Ballkani mëson kundërshtarët e grupit

Ballkani tashmë është futur në histori të futbollit të Kosovës pasi është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, diçka që nuk e kishte bërë asnjë klub më parë në një garë evropiane.

Në ndeshjen finale të play-off-it skuadra e trajnerit Ilir Daja mposhti Shkupin me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy përballjeve.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet sot me fillim nga ora 14:30. Ballkani është i pozicionuar në vazon e katërt dhe mund të përballet me skuadra si West Ham United e Fiorentina.

Në këtë short marrin pjesë 32 skuadra.

LEXO EDHE:

Back to top button