Spahn: Mutacionet e virusit po përhapen me shpejtësi në Gjermani

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi se në vend po përhapen me shpejtësi variantet e koronavirusit.

Ministri Spahn, në një konferencë për media në kryeqytetin Berlin, theksoi se Instituti Robert Koch (RKI) i cili kryen aktivitete në fushën e sëmundjeve infektive, ka analizuar 23 mijë testet e COVID-19 që kanë rezultuar pozitiv.

“Të dhënat tregojnë që mutacionet po përhapen me shpejtësi” tha Spahn duke njoftuar se shpeshtësia e COVID-19 i vërejtur për herë të parë në Britani nga 6 për qind është rritur në 22 për qind brenda dy javëve.

Ministri Spahn, bëri të ditur më tej se sipas të dhënave të RKI shpeshtësia e COVID-19 i vërejtur për herë të parë në Afrikën e Jugut është 1,5 për qind.

Pavarësisht përhapjes me shpejtësi të llojeve të reja të COVID-19, ulja e numrit të rasteve të reja në vend është inkurajuese tha Spahn, duke vënë në dukje se kjo do të thotë që masat kanë treguar efekt dhe se të gjithë duhet të vazhdojnë të zbatojnë rregullat e maskës dhe distancimit.

LEXO EDHE:

Back to top button