Spalleti: Ishim të ngadaltë para Interit me 5 mbrojtës

Luçiano Spalletti është i hidhëruar pas humbjes me Interin në “San Siro”, i cili i solli Napolit humbjen e parë në kampionat. Për mikrofonat e “DAZN”, Spalletti ka komentuar ndeshjen dhe ka vënë në pah se çfarë i mungonte Napolit.

“Nuk ishim në gjendje ta lëvziznim topin me cilësi, ishim paksa të ngadaltë dhe kështu bëhet më e vështirë, sepse Interi kur mbrohet bëhet me 5 mbrojtës. Mund të kishim bërë më shumë për sa i përket cilësisë dhe hapësirave sulmuese. Disa lojtarë ishin nën nivlein e tyre të përhershëm.

 

Si do ta trajtojmë humbjen? Epo, ndoshta do të stërvitemi më mirë, por kjo do të varet më shumë nga unë. Niveli në këtë ndeshje ishte më i ulët se mundësitë tona, ne duhet të gjejmë formën tonë më të mirë, pastaj do të shohim se çfarë mund të prodhojmë,” tha mes tjerash Spalleti.

LEXO EDHE:

Back to top button