Spanjë/ Shembet skena, një i vdekur dhe disa të plagosur

Spanjë/ Shembet skena, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur kur erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival në Spanjë.

Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë.

Festivali i njohur i muzikës elektronike, i planifikuar të zgjaste deri të dielën, tani është pezulluar. Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit në orët e para të së shtunës.

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h.

LEXO EDHE:

Back to top button