Spanjollët përshpejtojnë bisedimet për Bellingam

Tashmë nuk është më konspiracion, por në fakt Real Madrid ka një interes konkret për shërbimet e Xhad Belingam të Dortmundit. Një agjent i Real Madrid është në Dortmund për të folur me shoqëruesit e Belingamit.

Siç raportohet, përfaqësuesi i “Los Blancos” ka shkuar për të takuar lojtarin dhe për të marrë “Po-në” e tij, me qëllim për të fituar konkurrencën me ndonjë klub tjetër të mundshëm.

Pasi të merret aprovimi i mesfushorit anglez, Real Madrid do të fillojë bisedimet me Borusia Dortmundin, të cilët kërkojnë nga 100 deri në 140 milionë euro për kartonin e yllit të tyre./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button