Spasovski: Sektori privat dhe siguria publike të vihen në funksion të shtetit

Spasovski: Sektori privat dhe siguria publike të vihen në funksion të shtetit

Ohri këto ditë është nikoqir i konferencës së 50-të rajonale të INTERPOLIT. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se vendi është i sigurt. Megjithatë ai tha se duhet të merren hapa sistematik për të garantuar zhvillimin e duhur të shoqërisë. Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i INTERPOLIT Strof paralajmëroi për kërcënimet me të cilat përballet Maqedonia e Veriut.

“Një gjë është shumë e rëndësishme, duhet të ndërmerren hapa dhe masa sistematike që do të garantojnë zhvillimin e duhur të shoqërisë. Është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe avancimin e sistemit arsimor, forcimin e vetëdijes publike për pjesën e sigurisë. Është shumë e rëndësishme që sektori privat dhe siguria publike të vihen në funksion të shtetit”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

“Mund të them veçanërisht për Maqedoninë e Veriut është një vend i sigurt, por natyrisht nuk ka rajon ku nuk ka kërcënime. Por tani ka kërcënime të reja përsëri, kriminelët janë fleksibël. Ne e pamë gjatë pandemisë, se si ata ndryshuan rolin e tyre duke u përshtatur me dobësitë në shoqëri. Tani zhvendosja është në pjesën kibernetike, dhe gjithnjë e më shumë aktivitete kriminale po zhvendosen në fushën kibernetike”, u shpreh Jyrgen Stok-Sekretar i përgjithshëm i Interpolit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button