SPB Tetovë alarmon për mashtrime, ja për çka bëhet fjalë

SPB Tetovë alarmon për mashtrime, ja për çka bëhet fjalë

Paralajmërim se ka mundësi për viktima të mashtrimeve sot dërgoi për publikun SPB Tetovë pas disa denoncimeve të dërguara te ata se disa qytetarë dhe persona juridikë kanë marrë kinse porosi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Nga qytetarët ishte kërkuar që t’i kontaktojnë dërguesit me qëllim që të mos regjistrohen si kriminelë.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë i njofton qytetarët se në kohën e fundit te disa persona fizikë dhe juridikë nga rajoni i Tetovës – Gostivarit shumë shpesh dërgohen porosi nga persona të cilët në porositë prezantohen si kinse funksionarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe i njoftojnë se kundër atyre janë ngritur procedura gjyqësore për pedofili, pornografi kibernetike ose vepra të tjera penale. Përveç kësaj, në porositë e dërguara nga pranuesit e tyre kërkohet që në afat prej 72 orëve të kontaktojnë me dërguesit që të mos përpunohen te prokurori publik, të mos regjistrohen si kriminelë seksualë dhe të mos shfaqen në media”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.

Qytetarët të mos i hapin këto porosi, bën thirrje SPB Tetovë, ndërsa nëse tashmë i kanë hapur, të paraqiten te stacioni më i afërt policor për ndërmarrjen e masave adekuate.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button