Specialistët po analizojnë shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak serb

Specialistët po analizojnë shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak serb

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Grupet specialiste po krehin zonën ku u rrëzua avioni ushtarak i prodhimit ukrainas, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:45 në Kavalla Greqi, me pasojë vdekjen e 8 personave të ekuipazhit që ndodheshin në bord.

Avioni me katër motorë ishte nisur nga Serbia për Jordani me municione, ndërkohë autoritetet greke janë vënë në gatishmëri për kontrollin e rrezikshmërisë që paraqet zona për banorët, pasi ekziston mundësia për shpërthime të reja të municioneve.

Ajri në zonë është bërë toksik. Autoritetet vendase kanë rekomanduar banorët e zonë të mbajnë maska dhe të qëndrojnë brenda shtëpive, pa hapur dyer e dritare.

“Ne jemi afruar, të veshur me maska, deri në 50 metra, kemi parë një pjesë të trupit të avionit dhe në përgjithësi ka shumë rrënojë në fusha”, tha Marios Apostolidis, Komandan i Zjarrfikësve.

“Ne e pamë zjarrin. Njëri thoshte helikopter, tjetri tha aeroplan, ne nuk e dinim vërtet. Ne shkuam drejt tij, por policia nuk na lejoi”, tha një dëshmitar.

Ministri serb i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq tha se avioni bartte minahedhës dhe mina të tjera dhe se destinacion përfundimtar kishte Bangladeshin.

“Avioni u ngrit nga Nishi dje rreth orës 20:40 me orën lokale dhe po transportonte 11.5 ton produkte të tregtisë sonë të armëve për blerësin përfundimtar në Bangladesh. Blerësi ishte Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit si një përdorues përfundimtar plotësisht i lejuar, blerës përfundimtar. Rruga e fluturimit ishte Nish – me ulje teknike në Aman, Riad, Ahmedabad dhe ishte planifikuar të ulej në Dhaka si destinacioni përfundimtar”, theksoi Nebojsha Stefanoviq, Ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

Stefanoviq tha se avioni nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës, se armët nuk ishin të destinuara për Ukrainën dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e avionit, ndërsa prodhues i armëve është kompania serbe “Valir”./Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button