Spektakël në Abu Dabi, Oliveira sfidon Islam Makhaçevin

Këtë fundjavë, në Abu Dabi do të zhvillohet eventi UFC-280 në artet marciale mikse. Në total janë 13 duele, por dy prej tyre priten me më shumë interes, pasi janë të vlefshme për titujt kampionë bote.

Vëmendja është te sfida për titullin kampion bote në peshën e lehtë, titull që është vakant. Përballë njëri-tjetrit janë braziliani Çarlls Oliveira, ish-kampion i këtij Divizioni (33 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat) dhe rusi Islam Makhaçev (22 fitore, 1 humbje). Makhaçev sponsorizohet nga legjenda ruse Khabib Nurmagomedov, që është edhe pjesë e stafit. Të dy sportistët kanë nga 10 duele pa humbur.

Një tjetër duel për titull është ai i peshës “bantamëeight” (pesha deri 62kg), mes amerikanit Aljamain Sterling, kampion në fuqi dhe sfidantit amerikan TJ Dillashav (ish-kampion në këtë peshë).

Dy veteranë të këtij sporti, me Sterling që numëron 21 fitore e 3 humbje, ndërsa sfidanti i tij 17 fitore e 4 humbje. Edhe kjo sfidë është interesante, ku nuk do të mungojnë surprizat.

Duelet kryesore të UFC-280

Çarlls Oliveira – Islam Makhaçev

Aljamain Sterling – TJ Dillashav

Petr Yan – Sean O’Malley

Beneil Dariush – Mateusz Gamrot

Katlyn Chookagian – Manon Fiorot

LEXO EDHE:

Back to top button