Spektakli Fjuri-Usyk, mund të ndodh në fillim të vitit 2023

Tajson Fjuri mbrojti titullin e tij VBC, në peshën e rëndë, duke mposhtur Derek Çisorëm në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në 10 raunde. Tani Fjuri kërkon të gjithë titujt e tjerë të mëdhenj që janë aktualisht në zotërimin e Oleksandr Usyk. Ukrainasi ishte në luftën e Fjurit në Londër këtë fundjavë për të ndjekur meçin e tij me britanikun. Sipas raportimit të ‘Sky Sports’, një përballje e shumëpritur në mes Fjuri – Usyk mund të ndodh në fillim të vitit 2023.

“Po, është e vërtetë. E gjithë Britania e Madhe, Mbretëria e Bashkuar, e gjithë bota, veçanërisht Ukraina, të gjithë duan ta shohin këtë luftë duke ndodhur” tha Usyk për ‘Sky Sports Neës’.

Fjuri ka ende një plan rezervë nëse një marrëveshje për të marrë Usyk nuk mund të mbyllet. Ai gjithashtu ka një luftë të madhe me Xho Xhojs. Ai ishte gjithashtu i pranishëm në Tottenham dhe ashtu si Usyk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button