‘Spidermani’ 60-vjeçar ngjitet në ndërtesën 48 katëshe pa pajisjes sigurie (Video)

‘Spidermani’ 60-vjeçar ngjitet në ndërtesën 48 katëshe pa pajisjes sigurie (Video)

Një alpinist i njohur si “Spiderman” i Francës ka shënuar ditëlindjen e tij të 60-të duke u ngjitur në një ndërtesë 48-katëshe në Paris pa asnjë pajisje sigurie. Alain Robert u ngjit në Tour TotalEnergies në distriktin e biznesit Défense duke mos përdorur litarë mbrojtëse.

“Dua t’u dërgoj njerëzve mesazhin se të jesh 60 vjeç nuk është asgjë. Ju ende mund të bëni sport, të jeni aktiv, të bëni gjëra përrallore”, i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Pasi arriti në majën e kullës, thuhet se u arrestua. Robert është ngjitur në Tour TotalEnergies shumë herë më parë. Këtë herë, atij iu deshën vetëm 60 minuta për të arritur majën, raporton faqja e lajmeve Defence 92.

“I premtova vetes disa vite më parë se kur të mbushja 60 vjeç, do të ngjitesha sërish në atë kullë, sepse 60-ta simbolizon moshën e pensionit në Francë dhe mendova se ishte një prekje e bukur”, tha ai pas ngjitjes. Ai shtoi se qëllimi i ngjitjes ishte gjithashtu të rriste ndërgjegjësimin për ngrohjen globale, sipas Reuters./euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button