Spitali i Kumanovës mbeti pa autoambulancë

Spitali i Kumanovës mbeti pa autoambulancë

Gazetare: Melihate Rustemi

Spitali i Kumanovës mbeti pa asnjë auto ambulancë pasi kjo e fundit mbrëmë u aksidentua në Shkup ndërsa po transportonte një pacient për në klinikat e Shkupit. Në aksident u lënduan 4 person, 3 nga autoambulanca dhe shoferi I makinës tjetër. Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha për Alsat së shtëpia e Shëndetit në Likovë do të kompenzoj mungesën e auto ambulancave duke u huazuar një prej tyre. Gjithashtu, Zaharieva tha se gjatë ditës pritet të mbërrij edhe auto ambulance tjetër e spitalit që për momentin gjendet për riparim.

“Sigurisht që nuk do të mbetemi pa asnjë autoambulancë. Atë po na e huazojnë nga Shtëpia e Shëndetit në Likovë për të cilin veprim jemi shumë falenderues. Duhet të mbërrijë edhe autoambulanca tjetër që për disa defekte të vogla e kishim në automekanik. Banorët e Kumanovës të jenë të qetë, për çdo rast autoambulancat do t’i kemi pranë spitalit”, tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Zaharieva tha se infermirja dhe shoferi i autoambulancës po marrin trajtimin e duhur. Janë në gjendje stabile por të stresuar. Gjithashtu, në gjendje stabile është edhe pacientja që po transportohej në Klinikën e Kardiologjisë. Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit “Kliment Ohridski” dhe rrugës” Kirili dhe Metodi”. Është përplasur një automjet i pasagjerëve “Volksëagen Turan” me targa të Shkupit i drejtuar nga C.D.(57) nga Shkupi dhe automjeti “Mercedes” me targa të Kumanovës në pronësi të Shërbimit Emergjent Mjekësor i drejtuar nga V.S.(23) nga Kumanova. Të plagosurit janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” dhe në spitalin “Shën Naum Ohridski”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button