Sportistët më të paguar, Majkëll Xhordan para Tajger Udsit e Kristiano Ronaldos

Majkëll Xhordan u pensionua 22 vite më parë, në vitin 2003, por duket se superylli i dikurshëm i NBA është ende sportisti më i paguar në botë, me një diferencë të madhe nga ndjekësit. “Sportico” ka publikuar klasifikimin e sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave, duke zbuluar se në vitin 2024, Majkëll Xhordan ka fituar më shumë, 3 miliardë dollarë në 12 muaj. Pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga puna e tij me “Nike”.
Majkëll ka qenë një nga imazhet kryesore të markës në fjalë që nga viti 1984. Këpucët e basketbollit “Air Jordan”, të emëruara kështu në nder të tij, janë bërë një simbol statusi dhe gur i rëndësishëm themelor i kulturës së biznesit gjatë katër dekadave të fundit.
Tajgër Uds, është në vendin e dytë me një total prej 2.79 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo me 2.23 miliardë dollarë dhe LeBron Xhejms me 1.88 miliardë dollarë. Për të gjetur një sportist italian në klasifikim duhet të shkojmë në vendin e 30-të, ku ndodhet Valentino Rosi me 495 milionë dollarë.
Vlen të përmendet gjithashtu që Serena Uiliams është e vetmja femër në klasifikim. Ish-tenistja e njohur është në vendin e 40-të me 485 milionë dollarë. Maria Sharapova dhe Venus Williams janë në listën e 50 sportistëve më të paguar, pas saj.
Ndërkohë, vendi i pestë I Lionel Messit në këtë klasifikim është pjesërisht i bazuar në aksionet e tij tek Inter Majami, të cilat ishin pjesë e marrëveshjes për t’u bashkuar me klubin e MLS.
Majkëll Xhordan e arriti statusin e miliarderit në vitin 2015, pjesërisht falë marrëveshjes së tij të sponsorizimit me “Nike”, por gjithashtu përmes kontratave të pasura me “Hanes”, “Gatorade” dhe “Upper Deck”. Gjatë 15 sezoneve të tij në NBA, Xhordan fitoi pesë çmime MVP dhe gjashtë tituj me Çikago Bulls.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të basketbollit, ai u tërhoq në vitin 2003, pas dy sezonesh me Uashington Vizards. Pas blerjes së Hornets për rreth 275 milionë dollarë në vitin 2010, Xhordan i shiti aksionet e tij shumicë në qershor, por ruajti aksione minoritare në skuadër.
Sportistët më të paguar në botë:
1. Majkël Xhordan – 3 miliardë dollarë
2. Tajgër Uds – 2.79 miliardë dollarë
3. Kristiano Ronaldo – 2.3 miliardë dollarë
4. LeBron Xhejms – 1.88 miliardë dollarë
5. Lionel Mesi – 1.85 miliardë dollarë
6. Arnold Palmer – 1.82 miliardë dollarë
7. Xhek Niklaus – 1.75 miliardë dollarë
8. Dejvid Bekam – 1.61 miliardë dollarë
9. Roxher Federer – 1.59 miliardë dollarë
10. Flojd MejUeather – 1.52 miliardë dollarë