Stoltenberg: Bahmuti mund të bjerë së shpejti

Stoltenberg: Bahmuti mund të bjerë së shpejti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg komentoi betejën për Bahmutin në një konferencë për shtyp. Ai tha se mund të bjerë në duart e Rusisë në ditët në vijim. “Ajo që ne shohim është se Rusia po hedh më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që i mungon Rusisë në cilësi, ata po përpiqen ta kompensojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë nuk mund të përjashtojmë që Bahmuti mund të bjerë në ditët në vijim”, ka thënë ai. Stoltenberg tha se duhet të vazhdojë mbështetja për Ukrainën. Për disa muaj, forcat e armatosura të Rusisë dhe luftëtarët mercenarë të Wagnerit kanë tentuar ta marrin Bahmutin në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë. Moska ka synim ta ketë nën kontrollin të gjithë rajonin e Donetskut.

LEXO EDHE:

Back to top button