Stoltenberg: Ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është provokim për Rusinë

Stoltenberg: Ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është provokim për Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha këtë të enjte se ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është “një provokim” për Rusinë, por mbështetje për një shtet të pavarur ukrainas.

Kur u pyet lidhur me deklaratat e Papa Françeskut se lufta në Ukrainë “në një farë mënyre ose u provokua ose nuk u parandalua”, Stoltenberg tha se ” NATO është një aleancë mbrojtëse dhe lufta është lufta e Presidentit Putin”.

“Kjo është një luftë që ai ka vendosur të bëjë kundër një kombi të pavarur sovran dhe ajo që NATO ka bërë për shumë vite është të mbështesë një komb sovran të pavarur në Evropë, Ukrainën,” tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi. me ministrat e mbrojtjes.

“Ky nuk është një provokim dhe kjo është ajo që ne vazhdojmë të bëjmë. Është presidenti Putin dhe Moska që janë përgjegjës për këtë agresion brutal kundër një vendi të pavarur”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button