Strategji kombëtare për sigurinë kibernetike

Strategji kombëtare për sigurinë kibernetike

Ministria për Transformim Dixhital njoftoi se ka filluar diskutimet publike për strategjinë për sigurinë kibernetike që planifikon ta zbatojë në katër vitet e ardhshme.

Sipas ministrit Stefan Andonovski, një sektor i posaçëm brenda ministrisë do të caktohet vetëm për koordinimin e aktiviteteve për këtë qëllim dhe do të shërbejë si pikë për paraqitjen e sulmeve kibernetike që do të koordinojë veprimet gjatë sulmeve të tilla, shkruan Alsat.

Strategjia përfshin edhe mbrojtje më të madhe të infrastrukturës kritike, gjegjësisht institucioneve të rëndësishme. Për më tepër, një kontroll më i shtuar do të zbatohet edhe gjate prokurime publike të pajisjeve teknologjike.

Andonovski tha se strategjia përfshin edhe bashkëpunim më te madh të institucioneve dhe trajnim të të punësuarve në sektorin publik por edhe bashkëpunim me universitetet për edukim për të gjithë qytetarët. Ministri pranoi se shteti për momentin nuk ka asnjë të dhënë për nivelin e kërcënimeve nga sulmet kibernetike.

“Për mbrojtjen e të rinjve dhe fëmijëve përmes projektit MK Sejf Net, Qendrës për internet më të sigurt për fëmijët, zhvillojmë mjete bashkëkohore për kontroll prindëror, filtra për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme, formojmë qendrën kombëtare e cila çdo ditë 24 orë do ta ndjekë sigurinë e internetit për fëmijët. Shtylla e katërt ka të bëjë me minimizimin e ndikimit të incidenteve. Të dhënat tregojnë se në çdo 11 sekonda ndonjë organizatë në botë, është e rrezikuar nga sulmet kibernetike dhe numri i sulmeve kibernetike çdo vit shënon rritje 10-15% që do të thotë se sulme kibernetike do të kemi edhe në të ardhmen, prandaj duhet të kemi një pikë të përbashkët për denoncimin e incidenteteve”, tha Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Digjital./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button